http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi do të kërkojë nga qeveria në datën 15 janar, edhe fitimin e munguar për muajt kur aksioni kundër informalitetit mbylli qindra biznese. Kreu i shoqatës së mbrojtjes së tregut dhe tregtarëve, Nikollaq Neranxi sqaron se kur gjykata kushtetuese të marrë në shqyrtim gjatë seancës së parë padinë për shfuqizimin e 11 neneve të ligjit për procedurat tatimore, do të kërkohet edhe dëmshpërblimi si pasojë e masave shtrënguese nga ana e drejtorisë së tatimeve.Edhe dhoma e tregtisë dhe industrisë ka bërë gati anikimimin e saj për në kushtetuese të supergjobave, i cili do t?i bashkëngjitet kërkesës së bërë nga shoqata e mbrojtjes së tregëtarëve. Nikolin Jaka thotë se nuk mund të luftohet informaliteti duke rritur gjobat, kjo gjë mund të bëhet vetëm duke ndëshkuar punonjësit e administratës. Bizneset do të ankimojnë edhe ndryshimet që u miratuan disa ditë më parë në kodin penal, ku nëse nuk lëshon kupon tatimor, apo nuk mban kasë fiskale rrezikon një vit burg. argumenti kryesor që ata do të përdorin është fakti që shkelja administrative nuk mund të jetë shkelje penale. Vetëm në një muaj kontrollet tatimore kanë vënë 220 gjoba tek biznesi i vogël të raportuara pranë shoqatave të cilat kapin vlerën e 1 milion dollarëve, ndërsa te biznesi i madh nuk ka patur ende asnjë penalitet. sidoqoftë, sipërmarrësit e mëdhenj po ankohen sërish se kanë kërkesa nga tregu i pakicës që të shesin mall pa faturë, pavarësisht aksionit të qeverisë.