Fluks pasagjerësh në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të natës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri numri i emigrantëve që vijnë të kalojnë festat pranë të afërmve të tyre është i lartë. Mëngjesin e së enjtes në portin më të madh të vendit, kanë mbërritur katër tragete, të cilët kanë sjellë rreth 4400 pasagjerë dhe 1000 autovetura. Pasagjerët thonë se do të qëndrojnë pak ditë në vendlindje, vetëm për të kaluar festat. Për të mos krijuar radhë të gjata në pikat e kontrollit, policia kufitare ka komunikuar me agjencitë e menaxhimit të trageteve, që ata të hyjnë njëri pas tjetrit në port dhe jo të gjithë në të njëjtën kohë. Policia kufitare në bashkëpunim me degën e doganës, kanë vënë në funksionim të gjithë sportelet për kontrollin dhe vulosjen e pasaportave. Edhe gjatë ditëve të ardhshme, pritet që fluksi i lëvizjeve të jetë në ritme të tilla.Edhe në pikën kufitare të Kapshticës, vetëm pak orë para kremtimit të Krishtlindjeve, qindra qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kane filluar te kthehen duke krijuar radhë të gjata në të dyja anët e kufirit. Te dyja doganat si ajo greke edhe ajo shqiptare, kane shtuar numrin e sporteleve. Festat e fundvitit zakonisht sjellin një numër të madh emigrantësh që vijnë në Shqipëri për të festuar me familjaret e tyre, por nuk janë të pakët edhe ata që zgjedhin vendin fqinj për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Share This Video


Download

  
Report form