http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me afrimin e festave të fundvitit numri i personave që tregtojnë mallra ushqimore në rrugë apo në ambiente të pa përshtatshme eshte rritur. Gjatë një kontrolli në rrugën Llogora-Himarë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlore si dhe me krimin ekonomik, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa subjekte. Nga këto kontrolle janë shoqëruar në polici tre persona. Kreu i AKU së Vlorë, Renato Banushaj, shprehet se ky kontroll do të vijojë jo vetëm përgjatë rrugëve ku shiten pa asnjë kusht higjeno-sanitar, por edhe në qytetin e Vlorës. Aksioni u përqendrua kryesisht tek produktet e mjaltit dhe mishit qe tregtoheshin jashtë kritereve te përcaktuar nga ligji.