Dëborë e ngrica në Llogara - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Reshjet e dëborës te rena gjate natës kane sjelle probleme ne qarkullim në qafen e Llogorasë.Trashësia e dëborës arriti deri ne 15 cm, por temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe ngrica në rrugë.Borëpastrueset që kanë qenë në gatishmëri kanë hedhur kripë duke pastruar aksin në pjesët e tij më problematike. Pas ndërhyrjeve, rruga është e hapur dhe kalohet pa zinxhirë. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të ngjiten drejt malit për të kaluar një ditë ndryshe.Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve qe të kenë kujdes ne ditët ne vijim dhe sidomos në oret e natës, pasi ulja ë temperaturave do te sjellë serish ngrica ne rruge.Por i ftohti ka krijuar probleme edhe ne juglindje dhe në veri. Në zonat e thella të Korçës lëvizet me zinxhirë e po ashtu edhe ne disa akse malore të Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës.Ndërkohë që në Sarandë mëngjesin e kësaj të premteje ka patur edhe reshje dëbore.

Share This Video


Download

  
Report form