Të inkriminuar në policitë private - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqëritë e ruajtjes fizike konsiderohen si partner i rendesishem i policisë, por në grabitjet e bankave ato kthehen në problem. Në ngjarje të tilla, policia dyshon se efektivët privatë bashkëpunojnë me autorët e grabitjes. Për frenimin e këtyre elementeve, në policinë e shtetit çdo efektiv i sigurisë fizike kalon në sitën e oficerëve të krimeve, të cilët lëshojnë një vërtetim besueshmërie. Drejtori i Sigurisë Publike ne Policinë e Shtetit Gjovalin Loka , kërkoi qe administratorët të bëjnë kujdes me rekrutimet, pasi persona të punësuar prej tyre janë me rekorde kriminale. Për këtë ai përmendi grabitjen e një banke të nivelit të dytë në shkurt të këtij viti, ku u vodhën 3 milionë euro. Loka tha se edhe pse policia ka vënë kritere të rrepta në transportin dhe ruajtjen e shumave monetare ato sërish bien pre e grabitjeve. Krahas kritereve që duhen forcuar në tryezën e zhvilluar mbi sfidat e sigurisë, u diskutua edhe për nevojën e rritjes së pagave në këtë sektor.

Share This Video


Download

  
Report form