Zaganjori: Të mos eksperimentojmë me reformën në drejtësi- Ora News

Ora News Lajme 2015-12-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas disa muajsh, ku reforma në drejtësi ka zënë debatin kryesor poltik dhe teknik në vend, institucionet kryesore të sistemit, thyejnë heshtjen dhe dalin kundër propozimeve dhe thirrjeve të trojkës së ambasadorëve për ta miratuar këtë reforme. Drejtuesi i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, bëri thirrje që reforma të mos jetë eksperiment me sistemin tonë.
Xhezair Zaganjori: ?Procesi i reformës duhej të ishte më gjithëpërfshirës dhe besimi i tij në të gjitha nivelet e gjyqësorit duhej të ishte më i madh. Apeli jonë drejtuar institucioneve shtetërore dhe strukturave të ngarkuara me hartimin e reformës është se ne kemi nevojë dhe jemi të interesuar për hartimin e një kuadri kushtetues, ligjor dhe institucional funksionues që inkorporon standardet ndërkombëtare në drejtësi dhe adapton modele dhe sisteme që kanë treguar se janë me të vërtetë efektive dhe të suksesshme. Nuk duhet që në kushtet e presionit të momentit të eksperimentojmë modele të reja dhe të paprovuara në praktikë nga shtete të tjera. Përpjekjet dhe kontributet tona në reformën në drejtësi duhet të fokusohen në përcaktimin e një kornize ligjore dhe kushtetuese të thjeshtë të qartë, funksionale dhe të dobishme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-zaganjori-jo-ne-kushtet-e-presionit-dhe-me-modele-te-paprovuara/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS