Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fryma e Re Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të mos i lutet më opozitës për reformën në drejtësi, por ta çojë sa më parë për miratim në Parlament. Kryetari i FRD, Bamir Topi, duke folur në Asamblenë e partisë së tij, tha se nëse nuk sigurohen votat për miratimin e saj, atëherë duhet të shkohet në referendum. Topi kërkoi edhe ndryshim të kodit zgjedhor.
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, i ka bërë apel kryeministrit Edi Rama të fusë menjëherë për miratim në Parlament draftin e reformës në drejtësi, pasi opozita nuk ka asnjë vullnet për ta miratuar.
Duke folur në mbledhjen e Asamblesë së FRD-së, Topi tha se nëse nuk arrihet shumica për miratimin e reformës, atëherë të shkohet në referendum.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/topi-rama-te-mos-i-lutet-opozites-ta-miratoje-reformen-ne-drejtesi-ose-referendum/