“Protestat po largojnë investitorët” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse qeveria nuk dëgjoi sugjerimet që Dhoma Amerikane çoi pranë saj për ndryshimet në taksa gjatë vitit 2016-të, kreu i kësaj dhome, Mark Crawford thotë se kuvendi është ende në kohë për të bërë disa rregullime të vogla, të cilat përmirësojnë klimën e biznesit. Crawford propozon pavarësinë e Drejtorisë se Apelit nga Tatimet, dhe ndryshim te mënyrës se raportimit të TVSH-së. Dhoma Amerikane thotë se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj për të thjeshtuar sa më shumë sistemin tatimor dhe për të rikthyer taksën e sheshtë. Crawford shprehet se më penalizues se sa niveli i taksave, është imazhi që vendi ynë krijon tek të huajt. Duke iu referuar protestave të ditëve të fundit, ai shprehet se ka një numër investitorësh që janë trembur dhe janë tërhequr nga Shqipëria, edhe pse kërkonin të vinin këtu. Lidhur me koncesionet e dhëna në disa fusha, Dhoma Amerikane shprehet se ato kanë krijuar kosto shtesë për biznesin, por është edhe e vështirë prishja e tyre. Për këtë arsye Mark Crawford thotë se qeveria duhet t?i bëjë llogaritë mirë përpara se t?i japë. Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që ka patur me qeverinë, Dhoma Amerikane sqaron se kjo nuk do të thotë se ata nuk janë dëgjuar, siç i mbylleshin dyert më parë, por bën thirrje që ekzekutivi të jetë më i vëmendshëm te kërkesat e biznesit.

Share This Video


Download

  
Report form