“Të luftohet mosndëshkueshmëria” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, nuk dinte nga t?ia niste kur flitet për korrupsionin si fenomen. Ajo tha se ka një teori të personale, kur flitet për luftën kundër korrupsionit. Sipas saj, duhet shkuar në thelbin e problemit, mosndëshkueshmëria. Romana Vlahutin: Një problem që duhet luftuar në Shqipëri është kultura e mosndëshkueshmërinë, e cila bën që korrupsioni të lulëzojë. Nëse njerëzit do të frikësohet, lodhur apo të jenë pasiv, atëherë korrupsioni do lulëzojë. Nëse njerëzit do pranojnë se korrupsioni është mënyra e vetme që të marrin shërbimet, atëherë kjo plagë nuk mund të shërohet. Të fitosh kundër korrupsionit duhet institucione funksionale dhe mbi të gjitha gjyqësor funksional, por edhe një klasë politikë e përgjegjshme ndaj atyre që u kanë dhënë votën, sepse janë zgjedhur jo të sundojnë por të shërbejnë.Për kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë Florian Raunig, tha se lufta kundër korrupsionit përveç detyrim i politikës, është detyrë e gjithë shoqërisë. Ministri Bledi Çuçi, në rolin e Koordinatorit Kombëtar në Luftën kundër Koorupsionit, renditi shtyllat ku duhet të përqendrohet kjo betejë. Bashkimi Europian, do të mbështesë qeverinë shqiptare me 10 milionë euro për të vënë në zbatim strategjinë antikorrupsion.

Share This Video


Download

  
Report form