Të të vrasin edhe në skamje! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne grabitjen e dyte brenda dy viteve 77-vjeçarja Fatime Hida nga fshati Mihaj, nuk mundi te mbijetoje. Ne vitin 2015, grabitësit hynë me force ne shtëpinë e saj dhe morën rreth 2 milion leke, ndërsa mbrëmjen e djeshme te afërmit e gjeten ne pragun e shtëpisë te asfiksuar. Familjaret e gjeten të lidhur duar e këmbë, ndërsa sipas tyre edhe në grabitjen e parë autoret vepruan njësoj, por fatmirësisht Fatimja shpëtoi. Fatime Hida jetonte e vetme në skamje dhe nuk kishte fëmijë. Shtëpia e rrënuar tregon gjendjen e saj ekonomike në fshatin Mihajas, rreth 20 kilometra larg Bërzhitës. E vetmja mënyrë mbijetese për të ishte shitja e bagëtive të imta, por mëngjesin e së hënës, nuk doli për t?i kullotur siç bënte gjithnjë. Për të afërmit, grabitësit janë banorë të zonës si dhe të njëjtët e 2 viteve më parë. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se e moshuara është mbytur për vdekje. Ajo u lidh duar e këmbë nga grabitësit, ndërsa ende nuk dihet nëse ata kanë marrë para nga banesa. Për ngjarjen, hetuesit thonë se janë marrë në pyetje të gjithë banorët e zonës, por edhe të një fshati tjetër pranë Mihajas e deri më tani, nuk ka asnjë të dyshuar.

Share This Video


Download

  
Report form