Uefa Champions League në Tring - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Java e fundit e fazës ne grupe te Uefa Champions League starton sonte ne mbrëmje ne platformën Tring me 8 takimet e para te saj. Disa skuadra janë kualifikuar kohe me pare, disa te tjera kane 90 minutat e fundit për te prere biletën ne fazën e 1/8-ve, ndërsa disa do te kënaqen me kalimin ne turneun e vogël te Europes. Ne Grupin A, gjithçka është e zgjidhur me Real Madrid qe është ne avantazh ndaj Paris SG per vendin e pare. Madrilenet presin ne shtëpi Malmo, ndërsa parisienët Shaktar Doneck. Gjithë vëmendja është përqendruar ne Grupin B ku Manchester United ka nje ndeshje per ?jete a vdekje? ne Gjermani ndaj kryesuesve te Wolsburg. ?Djajtë e kuq? kërkojnë vetëm fitore edhe pse do te jete nje beteje shume e vështire, duke pare edhe mungesat per këtë ndeshje Shniderlin, Rojo, Herrera Xhins dhe mbi te gjithë kapiteni Uejn Runi. Nga kjo përplasje përfiton PSV Eindhoven qe ne rast triumfi ne shtepi ndaj cska vazhdon me tej ne Champions League. Me dy skuadrat e kualifikuara edhe ne Grupin C Benfika dhe Atletiko e Madridit përballen ne nje ndeshje prestigji per te zgjidhur vendin e pare. Ndeshje spektakolare paraqet edhe grupi i fundit ai D edhe pse Juventus dhe Manchester City e kane prere biletën kohe me pare. Te ashtuquajturit ?qytetaret? presin ne shtëpi nje skuadër tepër te forte si Borusia Monchengladbah ndërsa ?Zonja e Vjetër? eshte mysafire ne Ramon Sanchez Pizuan ndaj Sevilles. Ne Platformën Tring te apasionuarit e turneut me prestigjioz te planetit do te kenë mundësi te ndjekin Live dhe ekskluzivisht sfidat Wolfsburg - Manchester United, Sevilla - Juventus, Mancester City - Borusia Monchengladbah dhe Real Madrid - Malmo. Nje kanal do t?i dedikohet te gjitha ndeshjeve rast pas rasti, ndërkohe qe pas përfundimit te takimeve, do te transmetohen te gjitha golat ne 8 takimet e mbrëmjes.

Share This Video


Download

  
Report form