http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për më shumë se 2 orë, Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar me ministrin e financave Shkëlqim Cani nivelin e borxhit publik, i cili për opozitën është duke kërcënuar seriozisht ekonominë e vendit. Deputeti Edmond Spaho në një llogari të thjeshtë ka dalë kundër argumenteve të qeverise se ka rritur borxhin për të shlyer detyrimet e papaguara. Ai kërkoi të dijë se ku kanë shkuar 500 milion dollarët e rritura kur nuk ka patur asnjë investim të ri? Demokratët akuzuan qeverinë si përgjegjësen kryesore të humbjes qindra milion dollarëve në buxhetin e këtij viti për shkak të perofrmancës së dobët të tatimeve dhe doganave. Për herë të parë në vitin 2016-të niveli i borxhit do të ulet nga 73 në 70.9% të prodhimit të brendshëm bruto, por njëkohësisht me këtë ulet edhe deficiti. Qeveria parashikon që pjesën më të madhe të shpenzimeve ta realizojë me taksat që mbledh, ndërsa po për herë të parë Shqipëria del nga slogani i famshëm se po merr borxh për të larë borxh.