Banka Botërore jep alarmin se Shqipëria ka borxhin publik me te larte ne rajon. Ne kushtet e ngadalësimit te rritjes ekonomike, ky tregues mbetet një kërcenim për ekonominë. Si pasoje e kësaj situate dhe efekteve negative te pritshme gjate këtij viti, qeveria shqiptare do te rishikoje strategjinë me Bankën Botërore. Ky institucion gjate 2012-ës, do ti japë me shume mbështetje buxhetit te shtetit me fonde, për te zbutur efektet e krizës ekonomike. "Kur strategjia me qeverinë u hartua ishte parashikuar qe rimëkëmbja ekonomike do te ishte me e mire. Askush nuk kishte parashikuar qe eurozona do te futej ne krize. Kjo situate do te ketë impakte ne ekonominë shqiptare, ndaj ne do te bëjmë disa ndryshime te rëndësishme ne strategji. Fokusi kryesor është reduktimi i efekteve nga kriza, si dhe pikave te dobëta fiskale," eshte shprehur Kseniaya Lvovsky, drejtore e BB-së për Shqipërinë. Ndërsa lidhur me mbështetjen financiare qe banka pritet te japë për qeverinë e shqiptare, ende nuk janë përcaktuar kriteret dhe kushtet. Por ekspertet e bankës te mbërritur prej dy ditësh ne Tirane lanë te kuptohej qarte se qeveria shqiptare duhet te ule borxhin publik. "Jemi ende ne fazën fillestare te negociatave me qeverinë. Nuk po diskutojmë vetëm për një kredi, por disa mbështetje buxhetore qe mund ti japim Shqipërisë gjate këtij viti. Qe vendi juaj ti përfitoje këto fonde, ne po shikojmë treguesit makroekonomikë, si dhe konkurueshmerine e ekonomisë shqiptare. Qeveria ka parashikuar ne strategjinë e saj qe te reduktoje borxhin, ndaj ajo e kupton rëndësinë e kësaj situate. Sa me pare te ulet ky tregues, aq me mire është për ekonominë," ka deklaruar Ron Hood, ekspert i BB-së. Burime konfideciale bëjnë te ditur se Banka Boterore është e gatshme te ofroje një kredi nga 100 deri ne 300 milion $. Ekspertet e bankës thane se qeveria është e gatshme te marre te gjithë këtë fond, por mbeten për tu pare kushtet konkrete qe do te përcaktojë Banka Botërore dhe gatishmëria e qeverise për ti zbatuar ato.
World Bank gives the alarm that Albania has the highest public debt in the region. In terms of slowing economic growth, this indicator remains a threat to the economy. As a consequence of this situation and the expected negative impact during the year, the Albanian government will review the strategy with the World Bank. This institution during the 2012-es, will give more support to the state budget funds to mitigate the effects of economic crisis. "When the strategy was drafted by the government had predicted that economic recovery would be better. Nobody had anticipated that the eurozone will be introduced in crisis. This situation will have an impact on economy, so we will make some significant changes in strategy. The main focus is to reduce the effects of the crisis, and fiscal weaknesses, "said Kseniaya Lvovsky, World Bank Director for Albania. While connected with the financial support that the bank is expected to give the Albanian government, are not yet defined criteri...