Debat për shkurtimet në shëndetësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse aleate ne bashkëqeverisje, Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton ashpër vendimin e ministrin Ilir Beqaj per shkurtimet te personelit mjekësor ne spitalet e rretheve. Plot 338 punonjësve ne 24 spitaleve te rretheve, do t?u mbyllet vendi i punës. Me te prekura nga shkurtimet janë spitalet e bashkive te Pogradecit, Përmetit, Ersekës, Skraparit, Tropojës, Tepelenës, Matit, Lushnjës dhe Mirditës. Dy deputete te LSI, Ish-Ministria te Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo dolën hapur kundër shkurtimeve ne radhët e personelit mjekësor. Deputeti Tavo e cilësoi te nxituar dhe te padrejte vendimin e ministrit Beqaj. Ndërsa deputeti Vasili e komentoi si këmbëngulje kryeneçe te ministrit për te kryer këtë reforme te kushtëzuar sipas tij, nga tkurrja e buxhetit. 180 milion leke parashikohet te kurseje Ministria e Shëndetësisë nga shkurtimet e infermiereve dhe punonjësve te tjerë ne rrethe. Ministri Beqaj sqaroi se ky fond do te përdoret për investime ne aparatura dhe kryesisht ne shërbimin e kardiologjisë. Por serish ky argument është kundërshtuar nga ish-ministri Vasili. Vendimi i Ministrisë ka shkaktuar debate te forta mes Ministrit Beqaj dhe kryetares se Komisionit te Shëndetësisë Albana Vokshi. Deputetja demokrate vijoi akuzat per përfshirje te ministrit ne afera korruptive. Ministria e Shëndetësisë theksoi se ky vendnim, nuk do te preke mjeket. Ndërsa infermieret qe do te largohen nga spitalet, do te kenë mundësi punësimi ne shërbimin parësor, aty ku është planifikuar nje shtim i numrit te personalit ne çdo bashki. Ky vendim, shkaktoi reagime te ashpra nga deputet, pasi largimet nga puna te 338 personave, kane cenuar elektoratin e partive politike.

Share This Video


Download

  
Report form