Shifra të frikshme në aksidente - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne rrugët tona, ndodhin dy here me shume aksidente se ne çdo vend tjetër te Europes. E po ashtu vdekjet dhe invalidizimet janë ne shifra alarmante. Ne 2013, qe konsiderohet si viti me numrin me te madh te aksidenteve, humben jetën ne rruge 295 persona, nga 2075 aksidente qe ndodhen ne total. Drejtues te Qendrës se Traumave, deklarojnë se kjo situate dramatike, shkaktohet nga një sere faktorësh: infrastruktura e keqe rrugore, mungesa e sinjalistikes, shpejtësia nga drejtuesi i mjetit, por dhe vonesat ne mbërritjen e urgjencave. Fatos Olldashi, shef ne një nga shërbimet e traumës, tregon se aktualisht, nuk ka statistika se sa persona humbin jetën ne rruge, për shkak te mbërritjes me vonesë te ambulancës. Gjate nje takimi me specialiste për parandalimin e traumave nga aksidentet rrugore, mjeket theksuan rëndësinë e telemedicines, si shërbim qe ofron ndihme ne kohe reale për mjeket e spitaleve te rretheve. Ndërkohe, me krijimin e Shërbimit Kombëtar te Urgjencës dhe vendosjen e GPS ne çdo ambulance, pritet përmirësim i shërbimit dhe shmangia e abuzimeve, nga drejtuesit e ambulancave.

Share This Video


Download

  
Report form