Fitoussi: Franca nuk ka humbur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Franca është në zi, Franca është në luftë". Me këto fjalë Ambasadori Francez zgjodhi t?i komunikojë publikut shqiptar gjendjen e Francës pas sulmeve terroriste ku rezultuan të vrarë 128 viktima. Ambasadori Bernard Fitoussi tha se nuk ka të dhëna mes njerëzve nëse ka shqiptarë të përfshirë në sulmet e shtetit islamik ISIS.?Nuk kam informacione për këtë çështje nëse brenda viktimave ka dhe Shqiptarë, dhe nuk di të them nëse ka shqiptarë të implikuar në këtë akt.?Në këtë ditë të errët prë Francën duken dhe miqtë e saj të vërtetë, tha ambasadori duke falenderuar solidaritetin e autoriteteve tona por dhe qytetarëve të cilët kishin telefonuar ambasadën francez për t?i shprehur ngushëllim për viktimat."Ata kanë humbur, nuk ka humbur Franca! Mirënjohje autoriteteve shqiptare për mbështetjen dhe mesazhet e solidaritetit që kanë dhënë qytetarët shqiptarë. Kur franca sulmohet, njihen miqtë e saj të vërtetë dhe shqiptarët janë miq të vërtetë."Bernard Fitoussi e mbylli fjalimin e tij duke shprehur ngushëllim për familjaret e viktimave dhe duke i dhënë atyre forcë. 3 truproja e shoqëruan ambasadorin, ndërsa masat e sigurisë e detyruan atë që të dilte dhe të jepte në ambientet jashtë konfrencën për shtyp. Dy policë qëndrojnë në trotuarin e Ambasadës Franceze për të penguar njerëzit që kalojnë aty pranë.Buqeta të shumta me lule janë vendosur në derën e Ambasadës, ndërkohë që gjen edhe personazhe si Stefan Dhimitri që ka ardhur të shprehë ngushëllimet por dhe të interesohet për masat që Republika e Francës është duke marrë për të parandaluar sulme të tilla. Stefani thotë se ka merak për vajzën që e ka studente në Paris.Ditën e hënë në orën 18.00 Ambasadori Bernard Fitoussi së bashku me atë Gjerman Helmut Hoffmann do të mbajnë një minutë heshtje në sheshin e muzeut kombëtar për viktimat e mbrëmjes së 13 nëntorit.

Share This Video


Download

  
Report form