PD kundër ambasadorit Hofman - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hofmann: Kur udhëtoj në segmentin Tiranë - Elbasan, shoh shumë pak makina që lëvizin në dy tunelet dhe katër korsitë e tij. Mund të ishte bërë me një tunel dhe dy korsi dhe me paratë e kursyera, mund të ishte mbaruar me kohë edhe segmenti Tiranë-Kërrabë, që është një ferr i vërtetë.?Fjalët e ambasadorit gjerman Helmut Hofmann të enjten, se Shqipëria mund të menaxhojë më mirë buxhetin për të ndërtuar rrugët dhe me ato para të bëjë investime të tjera më të domosdoshme, gjenden të pavend nga ana e zyrtarëve, të cilët kanë votuar dhe firmosur një pjesë të këtyre projekteve. Deputeti i partisë Demokratike Sherefedin Shehu, por dhe ish zv/ministër i financave për çështjen e shpenzimeve në buxhet në qeverinë Berisha, shprehet se ambasadori nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të shtetit shqiptar. Për deputetin Shehu do të ishte më me vend nëse ambasadorët do të lobonin për të ndihmuar Shqipërinë në hapjen e negociatave në mënyrë që të përfitonim fonde dhe projekte të financuara nga Bashkimi Europian në ndihmë të ekonomisë sonë. Duke shprehur rezervat e tij për çështjen e projekteve në infrastrukturë, deputeti Shehu thotë se qeveria tashmë mund të kishte mbyllur financimin e Rrugës së Arbirt, por vendosi në fakt t?ia japë koncesionin e saj një firme, e cila do të investojë paratë, por që më pas do t?i vendosë tarifë të papërballueshme qytetarëve të asaj zone. Tre ministra të qeverisë shqiptare janë në negociata me kompaninë kineze China State Construcions, e cila mendohet se do të investojë 300 milion euro për të përfunduar 27 kilometrat e mbetura të Rrugës së Arbrit. Në fakt parlamenti ka miratuar një kontratë të bardhë të qeverisë më këtë firmë, pasi nuk janë vendosur as vitet se sa do të zgjatë koncesioni dhe as tarifa që do t?i duhet të paguajnë mjetet që kalojnë në këtë rrugë.

Share This Video


Download

  
Report form