http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora është një nga rrethet ku trafikantët e drogës gjetën terren mjaft favorizues për të kultivuar sasi të mëdha lëndësh narkotike. Që nga fillimi i këtij viti ne operacionet e shumta antidrogë, sasia e kapur arrin në qindra ton. Pasi ka parë nga afër rezultatet e këtij aksioni, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako, ka vlerësuar punën e bërë kundër kultivimit të drogës. Më herë Ministri i Brendshëm është takuar me policët në Lezhë, Elbasan dhe Gjirokastër, me te cilët ka diskutuar mbin aksionet antidroge.