http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeministrin Edi Rama reforma ne drejtësi është tashme ne duart e Komisionit te Venecias. Gjate nje dalje para mediave ne krah ne eurodeputetit Gianni Patella, kryeministria Rama ka deklaruar se pjese e bisedës ishte edhe çështja e reformës ne drejtësi, e cila do te ndihmoje Shqipërinë ne rrugën e integrimit. Dhe pasi te miratoje ketë reforme, kryeministri beson se vitin e ardhshëm Shqipëria do te hape negociatat per anëtarësim ne BE. Ndërkohe nga ana e tij, Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian Pitella vlerësoi reformat e qeverise shqiptare dhe theksoi mbështetjen per integrimin e Shqipërisë ne BE.?Si italian unë kam edhe ndonjë arsye me tepër per te qene thellësisht i lidhur me ketë komb dhe ne te gjithë e dimë se cilat janë lidhjet historike mes Italisë dhe Shqipërisë. Dhe sot ka nje arsye me tepër, është nje italian qe po drejton skuadrën shqiptare te futbollit dhe e ka çuar ne kualifikimin europian. Dhe ashtu si Kombëtarja e Shqipërisë qe u kualifikua ne te njëjtën mënyrë, ne besojmë se Shqipëria duhet te çele bisedimet.Te dy politikanet biseduan edhe per çështjen e azilkërkuesve dhe kryeministri ka theksuar se Shqipëria është gati te mbaje pergjegjesite e saj ne ketë situate te vështire.