Rama: Betejë për drejtësinë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama ka hyre ne seline Partise Socialiste duke pasur jo pak gjera per te festuar ne kete 1-vjetor te fitores se zgjedhjeve te përgjithshme, siç eshte Lazarati, por duke lajmëruar sfidat per kete mazhorance qe eshte ajo ne sistemin e drejtësisë. Por krahas përgëzimeve per policinë Edi Rama ne mbledhjen e grupit parlamentar nuk ka kursyer kritikat per sistemin e drejtësisë e veçanërisht per prokurorinë. "Gatja i Lazaratit me armë dhe hashash është askushi krahasuar me gjykatësit që nxjerrin nga kafazi Gatet e krimit të cilët po bëjnë para me thasë. Sot gjyqtarët që kryejnë krimet që shkaktohen nga "Gatet" që me një të rënë çekiçi lirojnë krimin, jemi gati të përballemi me cdo kush me ta. Nëse nuk dënojnë 'Gatet' të shkojnë të rrinë me "Gatet" pas hekurave të burgut". Kur pak ore na ndajne nga vendimi per statusin, nje vendim qe sipas Edi Rames do te jete pozitiv, rruga e integrimit te Shqipërisë ka nje sfide te forte qe eshte reforma ne sistemin e drejtësisë. Kryeministri Edi Rama para deputeteve socialiste ka sqaruar se ne shtator do te nise puna per reformen ne drejtësisë, nje reforme qe do te udhëhiqet nga komisioni i Ligjeve. Ashtu si ne rastin e reformes territoriale, Rama ka ftuar opoziten te behet pjese e procesit, duke sqaruar se ne te kundërt maxhoranca me 85 votat e saj do te vazhdoje e vetme përmirësimin e kuadrit ligjor ne fushën e drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form