http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak dite, pasi Prokuroria pushoi hetimet ne lidhje me letrën e kryetarit te Komisionit te Sigurisë Spartak Braho, qe lajmëronte krerët e shtetit stabilizim, ne organin qendror te akuzës per ketë çështje paraqitet nje tjeter kallëzim. Është deputeti Tom Doshi ai qe ka nisur nje tjetër beteje ligjore me kreun e Komisionit Parlamentar te Sigurisë, njëherësh deputetin e LSI-se Spartak Braho, te cilin e ka kallëzuar per shpërdorim detyre dhe përhapje te paniku. Ndonëse nuk ka pranuar vete te beje ndonjë koment ne lidhje me kallëzimin, avokati i tij ka sqaruar se, letra nxiti reagimin e institucioneve te shtetit ndaj Braho duhet te vihet para pergjegjesise.?I kemi kërkuar sqarime Prokurorisë, pasi deputeti ka qene i gatshëm te japë sqarimet dhe deklarimet e tij, nuk na është dhëne asnjë sqarim nga ana e Prokurorisë, ndërkohe letra ka nxitur veprimin e institucioneve te shtetit. Per ketë arsye deputeti ka depozituar nje kallëzim per shpërdorim detyre dhe per përhapje te panikut, ndaj autorit te letrës. Prokuroria nuk na e ka vene ne dispozicion letrën, e kemi siguruar nga media?.Ne një letër dërguar krerëve me te larte te shtetit, deputeti i LSI-se Spartak Braho fliste per një plan destabiliteti politik ne vend te thurur nga Doshi dhe Prifi. Kjo nuk është hera e pare qe deputeti Doshi kallëzon kolegun Braho. Pak kohe me pare Doshi paditi kreun e Komisionit te Sigurisë per shpifje, ku kërkoi 1 lek dëmshpërblim, çështja është ende duke u gjykuar ne Gjykatën e Larte.