Taksa e fjetjes në hotele, 1 euro - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka propozuar për 2016 vendosjen e një takse prej 1 euro për fjetje, një nisme kjo, e cila ishte parashikuar edhe ne strategjinë e turizmit. Por bizneset e fushës, propozojnë qe te jete e përshkallëzuar: Qe do te thotë ne varësi te yjeve te hotelit, duhet te aplikohet edhe niveli i saj. Por për aq kohe sa procesi i klasifikimit te yjeve nuk është bere, atëherë kjo takse do te dëmtoje vetëm bizneset e vogla turistike. Sipërmarrësit janë te mendimit se zvarritja e uljes se TVSH prej 10% ne turizëm është një proces qe po dëmton këtë industri, pasi Shqipëria rezulton ta ketë me te larte këtë takse ne rajon e me gjere, çka do te thotë se ne këtë drejtim, Shqipëria nuk është konkurruese. Ne pritshmërite e qeverise, nëse aplikohet taksa 1 euro për fjetje, me numrin e turisteve qe kane hyre ne 2014, shuma qe mund te mblidhet arrin ne rreth 510 milion leke ne vit. Ndërsa ulja e TVSH ne turizëm është nje mase qe deri me tani, nuk ka gjetur miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form