http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do te vazhdoje te jete e pranishme ne Afganistan edhe vitin e ardhshëm. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjate inspektimit te stërvitjes së batalionit të tretë të këmbësorisë të forcës tokësore që po zhvillohet në rajonin e rreth-grethit në Kavajë, theksoi se vendi ynë, i cili ndodhet ne Afganistan qe prej vitit 2002, kur iu bashkua koalicionit ndërkombëtar ne luften kundër terrorizmit, do te vazhdoje te plotësoje detyrimet si vend anëtar i NATO-s. Kodheli theksoi se operacionet në mbështetje të paqes janë pjesë e traditës së angazhimeve ndërkombëtare të Forcave tona te Armatosura që kur ushtarakët e parë shqiptarë u nisën drejt Bosnje-Hercegovinës 19 vjet më pare.