Shpërdorimi i ujit të pijshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm, do të jetë një problem, i cili do të marrë shumë kohë për t?u zgjidhur, por shkaku se përse qytetarët shqiptarë kanë patur vazhdimisht mungesë të tij, ka qenë keqmenaxhimi i ndërmarrjeve të ujësjellësit. Sekretari kombëtar i ujit, Hantin Bonati, në një raport që mbajti në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, tha se humbjet në rrjet shkojnë në 67%, ndërsa 70% të faturave të ujit, nuk arkëtohen. Opozita ka kërkuar llogari lidhur me investimet që qeveria ka marrë në këtë fushë, dhe luftën që është bërë për të rritur përmirësimin financiar të ndërmarrjeve të ujësjellësit. Një tjetër shqetësim për deputetët është edhe çështja e faturimit aforfe, në vende që madje, nuk furnizohen me ujë fare. Por e vetmja përgjigje që deputetët morën ishte kjo: Për aforfe nuk kemi gjë në dorë ne, ndërsa për luftën për të rritur arkëtimet, kemi bërë që të marrin fonde nga shteti, ndërmarrjet që kanë më shumë rezultate financiare.Por mazhoranca mendon se çështja e furnizimit me ujë është në rrugën e zgjidhjes. Përveç humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së ujit, për shkak të amortizimit të tij dhe pjesës së vjedhjes që i behet nga shumë qytetarë dhe biznese, ndërmarrjet e ujësjellësit janë me borxhe të mëdha, për shkak të faturave të energjisë elektrike, të cilat kanë një kosto mjaft të lartë.

Share This Video


Download

  
Report form