http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse deri para pak javësh me togfjalëshin ?nevojë për impulse të reja në qeveri?, LSI nënkuptonte rishikim të qeverisë, tashmë shihet një kthesë politike. Nënkryetari Petrit Vasili, thotë se impulse nënkuptojnë reforma, investime dhe përurime të reja me qëllim zhvillim të qëndrueshëm. Në konferencën për shtyp numri dy i qeverisë, deklaroi se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin. Në këtë dalje para mediave, Vasili prezantoi nënkryetarin e dytë të LSI-së Ylli Manjani, si zëdhënësin e partisë për çështjen e reformës në drejtësi.