http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon qeverinë se beri marrëveshjen me CEZ, ne funksion te mbrojtjes se te dyja palëve, per t?i shpëtuar hetimit. Luçiano Boçi tha se pakti i arritur mes çekeve dhe qeverise, e ndalon hetimin.Deklarata e plote e Luçiano Boçit:Afera me CEZ ka parashikuar që autorët e marrëveshjes nga të dy palët të kenë imunitet, të mos hetohen. Por Rama e mohon.Po ja si është e vërteta. Në ekran keni pikat e marrëveshjes, nenet që ndalojnë ndjekjen penale të autorëve të korrupsionit më të madh në historinë e vendit.6.2 Midis Datës së Nënshkrimit dhe Datës së Përmbushjes, asnjë Palë nuk do të ndërmarrë hapa armiqësore, veprime apo kufizime ndaj ndonjë Pale tjetër, Dege apo të Punësuarve të saj, në mënyrë të veçantë nuk do të fillohet asnjë procedim, gjykim, arbitrazh apo procedurë tjetër nga ndonjë Palë kundër Palës tjetër, Degës apo të Punësuarve të saj.9.5. Pa ndikuar në ndonjë detyrim tjetër të përcaktuar sipas kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë, pa u kufizuar, detyrimet për dëmshpërblim sipas nenit 7 të kësaj Marrëveshjeje, në rast se ndonjë nga Palët Shqiptare vihet në dijeni të ndonjë procedimi ligjor nga një Palë Shqiptare kundrejt Grupit CEZ i cili përbën një Pretendim Përkatës, këto procedime do të përfundohen menjëherë. 10.2. Pa cenuar nenin 15.1 më poshtë, Palët Shqiptare angazhohen që asnjë prej Degëve të tyre nuk do të ngrejë ndonjë pretendim apo do të paraqesë apo vazhdojë ndonjë procedim në lidhje me ndonjë Pretendim Përkatës në ndonjë juridiksion kundër Grupit CEZ.11.2. Palët Shqiptare angazhohen që as ato dhe as ndonjë prej Degëve të tyre nuk do të nxisin apo shkaktojnë (përveç kur kërkohet me ligj) apo të asistojnë ndonjë palë të tretë për të paraqitur ndonjë pretendim apo të fillojnë apo vazhdojnë, në çdo juridiksion, ndonjë procedim në lidhje me ndonjë Pretendim Përkatës.Ja pra marrëveshja që ndalon hetimin. Që i vë kapak vjedhjes.Eshtë e qartë, se Edi Rama e ka bërë me vetëdije të plotë aferën me CEZ, sepse ka ndarë me të 600 milionë euro.Ka vjedhur pasurinë e shqiptarëve, ka shkaktuar dëmin më të madh në ekonominë e vendit.Për këtë arsye, po bën gjithçka për të ndaluar hetimin.Sulmon institucionet e pavarura që kanë konfirmuar këtë abuzim në miliona euro.