Shumica, pro gjurmës së gishtave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekriminalizimi është nje term qe po dëgjohet gjithnjë e me shpesh ne ligjërimin politik, veçanërisht te opozitës, e cila prej dy vitesh e ka bere ate kauzën kryesore te saj. Pas shume ulje ngritjesh, përplasjesh e ndërhyrjesh nga ndërkombëtaret; duket se negociatat mes shumicës e pakicës kane prodhuar nje rezultat konkret e qe shënon te parin kompromis ne përpjekjen ligjore per te larguar nga parlamenti dhe administrate personat me rekorde kriminale. Kryetari i komisionit te posaçme per dekriminalizmin, Oerd Bylykbashi, i cili prej rreth nje muaji po negocion me ministren per marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj deklaron se maxhoranca ka pranuar qe gjurmët e gishtërinjve te jene pjese e procesit te verifikimit te politikaneve apo zyrtareve te larte.?Maxhoranca është tërhequr nga çështja e shenjave te gishtave, sepse edhe propozimi qe bënim ne qe ne fillim ishte një propozim jo vetëm principial, por e vetmja mënyre zgjidhje per te identifikuar persona te cilët kane kryer krime, kane ndërruar emër dhe me pas synojnë qe te bëhen deputete; shembujt i kishim dhe i kemi sot e kësaj dite ne parlament apo edhe ne pushtet vendor.?Por edhe pse është arritur nje kompromis i rendesishem ende mbeten çështje te pazgjidhura.?Ajo qe mbetet per tu zgjidhur janë çështje te rendesishme siç është test i drogës per politikanet, zyrtaret apo zgjidhja qe ende nuk është arritur ne lidhje me personat, te cilët kane kryer krime, jane ne procese e kane llogarinë e hapur me drejtësinë e shteteve te tjera e për rrjedhoje te shihet mundësia qe keta persona te mos kenë mundësi te kandidojne e per rrjedhoje te ndikojnë ne procesin vendimmarrës derisa at ate shlyejnë llogarinë e tyre me drejtësinë.?Ndërsa maxhoranca i ka përqendruar te gjitha energjitë tek reforma ne drejtësi, dekriminalizimi është kauza kryesore e opozitës, pasi per ketë ceshtje deputetet demokrate qëndruan jashtë parlamentit per me shume se 5 muaj. E për kete arsye Partia Demokratike këmbëngul qe ndryshimet ne kushtetute dhe ligji i posaçme per dekriminalizimin te miratohen brenda këtij viti dhe ceshtja e personave me rekorde kriminale te marre zgjidhje. Megjithatë edhe pa ndryshimet ligjore, opozita i ka arritur disa fitore ne kete beteje, pasi deputeti me i sulmuar prej saj per rekordet kriminale Arben Ndoka ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërkohe qe Mark Frrokut, nje tjeter deputet qe ka qene ne shënjestrën e opozitës pritet t?i hiqet mandate te martën e 20 tetorit.

Share This Video


Download

  
Report form