Protestë me mollë para Parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U mblodhën para Parlamentit për të protestuar. Ishin fermerët e Devollit, të cilët si shumë të tjerë në gjithë vendin shqetësim kryesor kanë mungesën e shitjes së prodhimeve. Thanë se protesta do të ishte paqësore. Me vete kishin marrë edhe produktet e tokës së tyre, të cilat pretendojnë se kanë mbetur stok. Donin që mollët, t?ua jepnin deputetëve. Por situata u tensionua, pasi policia nuk i lejoi të zbrisnin nga kamionçina. Por tensioni nuk u mbyll me kaq. Nga një tjetër makinë u tentua të nxirreshin te tjera mollë. Pas minutave të tëra konflikti verbal mes policisë, fermerëve dhe deputetëve demokratë, mjeti u largua. Arben Miza është një ndër fermerët që fajëson qeverinë për dëmin e shkaktuar. Të ardhur nga Korça e Devolli, fermerët mbështetje patën edhe nga deputetë opozitare, që duket se ishin që më parë në dijeni të protestës.Dhe kur menduan se tubimi ia arriti qëllimit, u larguan, por duke u qetësuar me pas ne nje nga kafet ne oborrin e selisë se PD.

Share This Video


Download

  
Report form