http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi siguruan një fitore të rëndësishme 2-0 në Elbasan, futbollistët e kombëtares serbe kanë lënë Shqipërinë në orët e para të mëngjesit te se premtes. Ndryshe nga sa e kanë përcaktuar mediat në vend si një fitore që i riktheu dinjitetin Serbisë, në aeroportin e Beogradit, euforia e pritshme për këtë rezultat ka qenë inekzistente. Futbollistët e kombëtares serbe janë pritur me duartrokitje vetëm nga punonjësit e aeroportit. Mungesa e tifozëve shpjegohet dhe me faktin se Serbia është e eliminuar në eliminatoret e europianit ?Francë 2016?, duke grumbulluar vetëm 4 pike. Përkundër realitetit, mediat kanë qenë më entuziaste. ?Kurir? shkruan ?shikoni kusht feston në Elbasan. Kjo e përditshme serbe në një tjetër artikull citon prindërit e futbollistëve se ishin të frikësuar për jetët e djemve të tyre. Ndërsa agjencia ?B92? citon portierin Stojkovic të ketë thënë se fitorja është për serbët e Kosovës.