http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimet mes 2 aleateve Edi Rama dhe Ilir Meta dhe rivendosja e paqes ne koalicionin e majte është komentuar edhe nga lideri i opozitës Lulzim Basha. Kryetari i PD ka shfrytëzuar mbledhjen e grupit parlamentar per te deklaruar se ky pajtim synon vetëm te fshehe te vërteten per skandalin e kompanisë CEZ.?I ashtuquajturi pajtim është per te fshehur te vërteten, për te zezën e shqiptareve, është interesi vetjak mbi interesin publik. Se cfare qeverisje është kjo e kane kuptuar te gjithë, keto pakte me kërcënime ndodhin vetem tek malavita?.Por Basha ka dhëne edhe një mesazh tjetër, te cilin ne fakt e ka përsëritur shpesh gjate javëve te fundit se nuk do te beje koalicion as me PS e as me LSI.?Ngriti furtunën ne gote për komplot te kryeministrit, opozitës dhe ambasadore, pot e bashkohej vërtete PD me PS ai nuk qëndronte asnjë dite ne karrige pa u zbardhur ceshtja. Por PD nuk bashkohet kurrë me gjysmën e kalbësirës.?Lideri i opozitës ka sqaruar se beteja politike për hetimin ndërkombëtare te ceshtjes se CEZ do te vazhdoje ne parlament.?Meta mos beje gjysmagjelin e te votoje sic ka premtuar.?Te enjten e kaluar maxhoranca rrezoi kërkesën e Partise Demokratike per shqyrtimin me procedure te përshpejtuar te projektligjit per hetimin ndërkombëtar te ceshtjes se kopanise ceke CEZ, dhe tashme PD i duhet te prese miratimin e kalendarit te ri 3 javor për te diskutuar thelbin e draftit.