CEZ: Të hapur për pajtim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania çeke "CEZ" e lë të hapur mundësinë për një pajtim me autoritetet shqiptare, për të shmangur arbitrazhin ndërkombëtar. Siç raporton media e famshme ndërkombëtare "Bloomberg", zëdhënësja e "CEZ" në Pragë, Barbora Pulpanova, shprehu vullnetin e kompanisë për të mos e çuar çështjen në arbitrazh, nëse dy palët bien dakord për një marrëveshje të ndershme kompensimi. Përgjigjja e zyrtarëve të "CEZ" vjen pas qëndrimit të ministrit tonë të Energjitikës, Damian Gjiknuri, sipas të cilit, Shqipëria do t'u kërkojë çekëve, tërheqjen e padisë. Megjithatë, sipas zëdhënëses Pulpanova, deri më tani në zyrat e "CEZ" në Pragë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare nga pala shqiptare. Në janar të këtij viti, autoritetet tona anuluan licencën e "CEZ", pas mosmarrëveshjeve mbi çmimin e energjisë elektrike, për taksat dhe mospagesën e faturave nga njësitë vendore. Vendimi hasi në kundërshtimin e kompanisë së shpërndarjes, e cila nisi procedurat e arbitrazhit, duke kërkuar dëmshpërblim në vlerën e 200 milion Eurove. Por deri tani nuk ka patur asnjë takim apo seancë pajtimi mes palës shqiptare dhe asaj çeke.

Share This Video


Download

  
Report form