Homazhe për oficerin e FNSH-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Familjarë, miq e kolege dhe krerët e shtetit, kanë përcjellë për në banesën e fundit dëshmorin e kombit Simon Gjeta. Kryeministri Edi Rama, Kryetari i kuvendit Ilir Meta, ministri i brendshëm Sajmir Tahiri ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, kolege u përkulen me nderim përpara arkivolit me trupin e pajete te komandantit te FNSH. Fillimisht shefi i qeverise zgjodhi të lërë një përshtypje ne librin e shënimeve për nënkomisarin e vrarë. Rama theksoi se sakrifica e Simon Gjetës do të shërbejë për të çuar përpara ?rilindjen e Policisë së Shtetit?. Ministri i brendshëm Sajmir Tahiri ndërsa vlerësoi veprën e Simon Gjetes drejtoi gishtin e akuzës tek sistemi i drejtësisë. Homazhet për nënkomisarin, i cili u vra te shtunën në një aksion për kapjen e 56 vjecarit Ruzhdi Arishta, u mbajtën ne Akademinë e Policisë në Sauk.

Share This Video


Download

  
Report form