http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto ditë e gjen në një stendë pranë pedonales së kryeqytetit. Në panairet e artizaneve, Monda Cano është një emër i njohur. Dikur ka qenë tregtare, por një ndodhi familjare e shndërroi në një artizane që ndërthur modernen dhe tradicionalen bukur. Nuk përton të punojë me shtiza edhe në stendën ku ka vendosur vetëm disa nga punimet e saj, pasi jo pak herë ata që kalojnë aty kërkojnë diçka të personalizuar. E mes veshjeve të ngrohta për fëmijë, të rinj e të rritur që janë edhe punimet më të kërkuara, Monda tregon për Vizion Plus se edhe punimi me fill e rruaza është shumë interesant. Duket se përtej gjithë vështirësive dhe lodhjes, Monda kërkon ende të atë që nuk ka realizuar, sepse sipas saj një artist ka gjithnjë dëshirë të eksperimentojë me ngjyrat apo kombinimet.