http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sezoni i ardhshëm turistik do ta gjej plazhin e Velipojës me nje pedonale të re.Efekt. Gjatë inspektimit të punimeve për planin rregullues të këtij plazhi që ka nisur në shtator, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projekte të tjera të qeverisë që do ta transformojnë rrënjësisht këtë zonë. Me ndarjen e re administrativo-territoriale, Velipoja i bashkohet Bashkisë së Shkodrës dhe ndërtimi i rrugën lidhëse midis qytetit dhe plazhit, për Kryeministrin Rama, do të sjellë një transformim të madh ekonomik e social për gjithë zonën.?Kjo është një zonë që kërkon një proces legalizimi për shtëpitë e dyta. Që kuptohet, nuk janë në kategorinë e legalizimeve falas, por janë në kategorinë e procesit të legalizimit, sidoqoftë. Duke pritur që ju të përfundoni procesin e masterplanit të Velipojës, sepse Velipoja tanimë i bashkohet Shkodrës dhe krijohet një bashki e re me një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik. Objektivi strategjik afatmesëm është që të ndërtojmë dhe rrugën lidhëse midis qytetit dhe plazhit, duke sjellë një transformim të madh nga pikëpamja ekonomike për gjithë këtë zonë dhe duke i dhënë Bashkisë së Shkodrës, një motor plus ekonomik dhe social. Kështu që të vazhdojmë punën me këto ritme, që të presim sezonin tjetër me një tjetër kualitet,?Sipas kreut të qeverisë futja e policisë në aksion ka bërë që të ketë një rënie të ndjeshme të ndërtimeve pa leje jo vetëm në këtë zonë turistike por në të gjithë vendin. Duke lënë Velipojën, Kryeministri iu drejtua Shkodrës, për të inspektuar ecurinë e projektit për rikonstruksionin e rrugës qe lidh kete qytet me Shirokën, 3,3 kilometra e gjatë. Një investim rreth 160 milionë lekësh që pritet të lehtësojë fluksin e lëvizjes pranë liqenit të Shkodrës.