http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hapja e një spitali bashkiak ishte premtimi që Halim Kosova, kandidati demokrat për Tiranën, u ka bërë banoreve të Laprakës. Gjatë një takimi me banorët e kësaj zonë Kosova tha se është i gatshëm të ndajë me ta idetë për mënyrën se si do ta drejtojë qytetin.?Ideja ime është që në ndihmë të qytetarëve të Tiranës, Bashkia e ardhshme e Tiranës të ketë spitalin e saj Bashkiak që me menaxhimin dhe me syrin e vëmendjen time do të krijojë një model, ashtu sikurse edhe në detyrat e mia të mëparshme, që jo vetëm do ndihmojë të gjithë shtresat në nevojë dhe jo në nevojë që ka Tirana, për një shërbim që ata meritojnë, por do t?i bëjmë edhe një konkurrencë dinjitoze sistemit shëndetësor të propozuar nga qeveria dhe t?i themi që ky vend ka mundësi të ofrojë shembuj pozitiv dhe merreni kopjojeni dhe çojeni në çdo qytet në mënyrë që këtë shërbim shëndetësor që Tirana nesër do të ketë pse mos e kenë të gjithë qytetarët kudo që banojnë?.Duke iu referuar përvojës së tij menaxheriale, Kosova tha se çdo pune do të behet me transparencë.?Mu në mes të Tiranës do vendos një tabelë të madhe, ku në mënyrë transparente, çdo qytetar të shohë se ku ikin lekët e taksave, si shpërndahen ato, kush paguan e kush jo. Vetëm atëherë lekët do vijnë t?ju kthehen juve në të mira për ju, për familjen dhe për gjithë qytetin?,?Njerëzit me meritë, njerëzit të përkushtuar, njerëzit që do ndjekin hapin tim do jenë bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Për asnjë tjetër që ju ka cenuar dinjitetin, që ju ka penguar, që ju ka ofenduar, që ju ka prishur diçka aty ku jetoni, nuk ka se si kurrë të jetë pas meje, të jetë pranë meje?.Kritikave te rivalit te tij Veliaj, Kosova iu është përgjigjur, duke theksuar se fitorja nuk vjen me parulla.?Kanë filluar të shumëfishojnë zyrat si asnjëherë më parë. Kujtojnë se sa më shumë flamuj dhe sa më shumë parulla të ketë aq më e afërt është fitorja. Kurse unë them aq më i madh është abuzimi që ata kanë bërë. Kurrë nuk mund të jenë në avantazh ata që për dy vjet kanë bërë atë dëm qytetarëve të Tiranës që kurrë ndonjëherë nuk e kam parë për 23, 24 vjet demokraci?.Të enjten Kosova ishte hyrje të bulevardit të ri, nga ku premtoi se vijimin e punimeve të lëna përgjysmë nga kryetari aktual I Bashkisë Lulzim Basha.