Hetim planit të operacionit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet per planin e operacionit dhe vrasjen e komandantit të FNSH së Shkodrës Simon Gjeta. Burime pranë organit të akuzës thanë se do të verifikohet nëse policia ka pasur plan operacional te posaçëm dhe nëse e ka zbatuar atë për të ndërhyrë në banesën ku fshihej Arishta. Ngjarja e rëndë e kishte pikënisjen nga një konflikt verbal mes Arishtës dhe një 21-vjeçari për gardhin që ndante shtëpitë e tyre. 56-vjeçari qëlloi ndaj të riut duke e lënë të plagosur ndërkohë që për ngjarjen u njoftuan forcat policisë së Komisariatit Shkodër. Keto te fundit shkuan në vendngjarje për të arrestuar autorin e plagosjes se te riut. Fillimisht banorët e zonës u thane uniformave blu se ruzhdi arishta kishte edhe çrregullime mendore. Për këtë shkak u kërkua ndihma e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pas mbërritjes ne vendin e ngjarjes komandanti Simon Gjeta u fut menjëherë në portën e banesës duku u përballur me breshërinë e plumbave. Plagët e renda i shkaktuan atij vdekjen. Një Prokuror i Krimeve të Rënda mbërriti në Shkodër, ndërkohë që pjesë e veprimeve procedurale do të jenë edhe detajet operacionit në të cilin forcat speciale RENEA eliminuan 56-vjeçarin.

Share This Video


Download

  
Report form