PS: Hetim krimeve te Imamit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS Erion Brace ka vijuar denoncimet në adrese te ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, duke publikuar një tjetër dosje që dokumenton transaksionin e mallrave ushtarake te dikasterit së mbrojtjes me nje kompani serbe. Brace ka akuzuar Imamin se nëpërmjet kompanisë Meico, ka lidhur kontrata për armatime që ushtria shqiptare nuk i disponon, duke kontaktuar një kompani të tretë malazeze, që disponon mallra të ushtrisë jugosllave. Në këtë rast ai iu referua shtijës se 10 mije raketave dore antitank. Jo vetëm kaq: Braçe shkon dhe me tej kur pohon se për to janë firmosur 2 kontrata tregtie të cilat mbajnë firmën e të njëjtit person, drejtorit ekzekutiv të firmës serbe Zoran Domjanovic.
Nënkrytari i grupit parlamentar të PS i ka kërkuar shpjegime Ministrit të mbrojtjes Arben Imami se pse shqipëria përzihet në tregtinë e armatimeve që nuk i disponon duke i kërkuar njëkohësisht prokurorisë të hetoje mbi këtë çështje. Lidhur me këtë kërkesë te opozitës Vision Plus iu drejtua zyrtarisht prokurorisë se përgjithshme për te mësuar, nëse ka një nisje hetimesh lidhur me skandalet tashme publike te ministrit te mbrojtjes Arben Imami. Por pas disa orësh e vetmja përgjigje nga organi qendror i akuzës ishte se ky institucion pret qe dokumentacioni i bere publik nga deputetet socialiste ti dërgohet dhe ti vihet ne dispozicion hetimit. Prokuroria nuk sqaron se perse nuk nis investigimin kryesisht për faktet e bëra tashme publike nga media dhe opozita edhe pse shume here e ka bere një praktike te tille. Nuk dihet nëse ne këtë përgjumje te organit te akuzës ndikon fundi i mandatit te kryeprokurores Ina Rama,qe sipas mazhorances është muaji nëntor. Por e vërteta është se nuk ka asnjë lëvizje as skandalin e armeve dhe as për reklamat shtetërore, një afere kjo e denoncuar gjithashtu nga opozita me dokumente e fakte,dhe qe llogaritet me një abuzim financiar disa milionë euro,para qe kane shkuar ne mënyrë te padrejte dhe ne shkelje te hapur te ligjit ne arkën e mediave pro qeveritare.

PS parliamentary group deputy Erion Brace continued denunciations addressed to the Minister of Defense Arben Imami, published another folder documenting military goods transaction defense ministry with a Serbian company. Brace accused Imam through Meico company, has entered the Albanian army weaponry not available, by contacting a third company Montenegrin disposal Yugoslav military goods. In this case, he referred to the sale of 10 thousand hand antitank missiles. Not only that: Brace goes further when it claims to have signed 2 contracts trade which bear the signature of the same person, executive director of the Serbian firm Zoran Domjanovic.
Nënkrytari PS parliamentary group has demanded explanations from Defence Minister Arben Imami why Albania is mixed in the arms trade that possesses not asking the same prosecutor to investigate the matter. Regarding the request of opposition Vision Plus officially addressed the Prosecutor General's Office to learn i...

Share This Video


Download

  
Report form