http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komandati i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Shkoder Simon Gjeka ka mbetur I vrare gjate nje aksioni per kapjen e nje personi te dyshuar per plagosje.Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se shtunes ne obot te ri, ne Shkoder. Policia e Shkodres ne bashkëpunim me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte rrethoi banesën e autorit te vrasjes Ruzhdi Aishta pasi ky I fundit kishte plagosur 21-vjeçarin, Besar Sherbela në Obot i Ri. 52 vjecari për t?i shpëtuar rrethimit hapi zjarr ndaj policisë dhe si pasojë u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën në spital komandanti i grupit të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeka. Mesohet se kreu i grupit të FNSH-së Gjeka është qëlluar me plumb në kokë. Ndjekja e autorit nisi ne momentin kur ky i fundit qelloi me arme zjarri bashkefshatarin e tij Besar Sherbela per nje ceshtje pronesie. Pas plagosjes 52 vjecari eshte arratisur per tu rrethuar me pas nga forcat speciale te Shkodres ku me pas qelloi dhe la te vrare kreun e FNSH Simon Gjeten . Ne keo momente autori i vrasjes eshte i rrethuar nga reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat e RENEAS qe kane mberritur nga Tirana, nderkohe qe ne vendsgjarje ndodhet edhe Drejtori i Pergjithshem I Policise se Shtetit Haki Cako.