http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i dekriminalizimit mbetet kusht per nisjen e bisedimeve te anëtarësimit te Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Deklarata u be nga deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, në një intervistë për ?Deutsche Welle?.?Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit që politika shqiptare të dekriminalizohet. Në këtë pikë Partia Demokratike ka bërë propozime të mira dhe unë shpresoj shumë që më në fund të kemi ujdinë mes qeverisë dhe opozitës. Por më lejoni të them hapur diçka lidhur me zgjedhjet lokale: Ato çfarë raportohen mbi zgjedhjet nga ODIHR-i, janë për një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian tërësisht të papranueshme?.Ne prag te publikimit te progresraportit te Komisionit Europian për Shqipërinë, Krichbaum nuk jep sinjale pozitive. Bundestagu duhet të japë miratimin e tij para fillimit të bisedimeve të anëtarësimit.?Ne në Komisionin e Bundestagut për Europën do të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë përparimesh janë bërë në drejtim të dekriminalizimit të politikës, reformës në drejtësi, luftimit të korrupsionit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por aktualisht Shqipëria, jo vetëm për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit lokale, ndodhet ende shumë larg fillimit të bisedimeve të anëtarësimit për në BE?.Ligjvënësi gjerman komentoi edhe çështjen CEZ dhe kërkesën e opozitës per nje hetim ndërkombëtar.?Duke pasur parasysh situatën e ndezur politike në Shqipëri, unë e shoh si një propozim shumë të mirë pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtare për zbardhjen e kësaj afere. Kjo sigurisht do të rriste besueshmërinë dhe pranueshmërinë e rezultateve të hetimit?.Krichbaum pati një takim me kryetarin e PD-se Lulzim Basha, qe vizitoi Berlinin, me te cilin bisedoi edhe per çështjen e azilkërkuesve. Ai përsëriti se asnjë shqiptar, nuk do te përfitoje azil dhe i drejtoi nje apel qeverise shqiptare, qe te ofroje perspektiven e nje jete te mire per qytetaret e saj ne vendin e tyre.