http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dritan Prifti pretendon fakte të reja, se si deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë para nga kompania ?DIA? dhe ia kanë dhënë Ilir Metës për t?i përdorur në fushatën e vitit 2011-të. Në një intervistë për Vizion Plus, ish- Ministri i Ekonomisë thotë se ka një listë me emra të deputetëve të LSI-së dhe materiale të transfertave bankare nga ?DIA?, në biznese të tyre.?Nga llogaria e DIA-s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI-së.?-Mund të na i thoni emrat e tyre??Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela. Nga ?DIA? kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motorra që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-të.?-E keni të vërtetuar këtë transaksion??Absolutisht. Kam dokumentat bankare të transfertave, siç do t?i ketë më vonë besoj dhe Prokuroria.?Ndërsa letrën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, drejtuar krerëve të shtetit shqiptar ku akuzohet ai dhe deputeti Tom Doshi se po thurin një komplot për të destabilizuar vendin, e komenton me këto fjalë:?Unë atë femër nuk e njoh as po t?i shoh fytyrën, jo më ta kem takuar ndonjëherë dhe jo t?i kem bërë ndonjë lloj kërcënimi për çfarëdoqoftë. Kjo çështje u rrëzua, por mbetet shantazhi i tmerrshëm që Spartak Braho i bën Shqipërisë me letrën e tij. Se ai realisht ishte shantazh që thoshte se nëqoftëse drejtësia prek Ilir Metën, ne do t?i vemi zjarrin Shqipërisë. Do të destabilizojmë vendin.?Dritan Prifti sqaron se nuk e ka takuar asnjëherë gruan e Kastriot Ismailajt, të akuzuarin kryesor për çështjen e CEZ, dhe jo më ta ketë kërcënuar atë. Sipas tij, akuzat e Brahos janë të pavërtetueshme dhe jo të vërteta. Në një shtet tjetër europian, thotë Prifti, nuk do të guxonte askush që ka një post si z.Braho të shpifë në këtë mënyrë, pa patur fakte.?Është një lajthitje në të gjitha kuptimet, një lajthitje njerëzore. pra, truri i ?Baba Takut? nuk funksionon më normalisht. Të gënjesh presidentin e republikës, prokurorin e përgjithshëm, kreun e SHISH, të gjithë faktorin ndërkombëtar me një letër të tillë është një skandal i vërtetë. Të kishte ndodh në çdo vend tjetër të botës, ky person nuk do të kishte më gradat që ka sot, sepse e ka kthyer një çështje personale, të shefit të partisë së tij në një çështje kombëtare përmes një gënjeshtre.?Ai nënvizon se nëse nis një hetim ndërkombëtar, apo qoftë edhe nga Prokuroria shqiptare, do t?i verë në dispozicion të drejtësisë të gjitha provat dhe faktet që implikojnë Ilir Metën në këtë çështje.?Jam i gatshëm që të gjitha materialet që unë disponoj t?ia jap si prokurorëve të huaj, edhe shqiptarëve nëse ata do të hetojnë këtë çështje. Do t?i kem të faktuara me dokumente kërkesën që më ka bërë mua Ilir Meta në kohën që isha Ministër i Ekonomisë, që të ndikoja te çekët që të merrnin si f...