http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputeti Dritan Prifti ishte ketë te enjte në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë dëshminë lidhur me aferat e dyshuara ne marrëdhënien mes kompanisë CEZ dhe DIA te Kastriot Ismailajt. Pasi dëshmoi rreth 1 ore para prokuroreve, Prifti tha se kishte shkuar vullnetarisht për te ndihmuar hetimet për CEZ. Madje ai foli edhe per prova dhe fakte te reja, që sipas tij lidhin Ilir Metën me skandalin e CEZ. Mësohet se Prifti ka dorëzuar një video 40 sekondëshe, ne te cilën shfaqet Drejtori Ekzekutiv i DIA-s Elvis Mata, qe akuzon se Agron Çelen deputet i LSI, se ka përfituar drejtpërdrejtë nga fondet e DIA-s.