“Tirana Design Week” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Misioni i arkitekturës është që t?ia bëjë më të thjeshtë dhe më të bukur jetën qytetarëve. Kështu u shpreh një nga arkitektët më të vlerësuar të këtyre viteve të fundit në Itali, Mateo Ragni. Ka mbërritur në Tiranë për të nisur një projekt me studentë shqiptarë me ftese te të ?Tirana Design Week?, që shënon këtë vit edhe edicionin e dytë. Mirëpo, ka pranuar në emër të arkitekturës për një muaj të njohë Tiranën dhe të projektojë diçka ndryshe.?Kam vetëm pak që kam mbërritur në Tiranë. Falë ministrive që e kanë organizuar këtë event dhe institutit italian të kulturës, takimi me studentët e arkitekturës në Tiranë shkoi shumë mirë. Ata do më prezantojnë fillimisht me Tiranën dhe me pikat në të cilat do të kemi mundësinë e një projekti të ri. Jam i lumtur që kemi mbështetjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës që në fund të këtij edicioni të ?Tirana Desing Week? të mund të paraqesim një projekt për një zonë të caktuar të kryeqytetit shqiptar. Me shumë kënaqësi e pranova ftesën jo vetëm për t?i dhënë leksione studentëve shqiptarë, por edhe për të shpërndarë sa më shumë misionin e arkitekturës. Uroj që ta kryejmë këtë mision me sukses të gjithë bashkë si ekip dhe t?ua bëjmë jo vetëm më të bukur shqiptarëve, por edhe më të thjeshtë?.Edhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ky event premton shumë. Ashtu sikurse u zhvillua edhe këtë vit në Milano, java e dizajnit në tiranë nuk do të mbetet në kete kuadër kohor. Në pika të ndryshme të kryeqytetit do të instalohen stacione që do të projektojnë jo vetëm të bukurën në arkitekturë, por edhe në veshje, në gatim, në kinematografi e arte të tjera pamore.

Share This Video


Download

  
Report form