http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e katër partive kryesore politike në Maqedoni kanë vetëm 5 ditë për të zgjedhur prokurorin special. Deklarata është bërë nga ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni, Aivo Orav, i cili paralajmëroi se nuk ka një plan B të Brukselit për krizën në vend.?Nuk ekziston plan ?B?. Prokurori i posaçëm duhet të emërohet më 15 shtator. Mbeten edhe disa çështje dhe shpresoj që nëse jo gjatë orëve në vijim, atëherë gjatë ditëve në vijim këto çështje do të zgjidhen në një mënyrë shumë konstruktive dhe në interes të këtij vendi. Kështu që, më 15 shtator do të arrihet marrëveshja.?Tre ditë pas skadimit të afatit në Shkup mbërrin eurokomisioneri për zgjerim i unionit, i cili do të njihet me progresin e paktit, që i jep fund krizës politike në vend. Pas afro një viti opozita është rikthyer në kuvend, ndërsa krerët e partive kryesore, Gruevski, Zaev, Thaçi e Ahmeti kanë rënë dakord për mbajtën e zgjedhjeve të reja në prill të vitit 2016.