Nis vettingu për prokurorin e dosjeve të bujshme, Besim Hajdarmataj - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-10-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisionit të Pavarur të Kualifikimit këtë të hënë po zhvillon seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.Hajdarmataj ndryshe njihet edhe si  prokurori i dosjeve ?të nxehta?. Hetimi ndaj tij do të zhvillohet në tri kritere, ligjshmërinë e pasurive, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.Sipas KPK-së, Besim Hajdarmataj, ka bërë deklarim të sakte në perputhje me ligjin në ILDKPI. Ai  ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.Situata financiare e prokurorit të Krimeve të Rënda ka qenë me bilance pozitive nga viti 2003-2016. Relatorja e çështjes ka raportuar që Hajdarmataj ka marrë dhuratë 6 mijë euro dhe 4 mijë Paund nga i vëllai. Për këto shuma, prokurori ka paraqitur dokumentet provuese, ndërsa komisioni ka vërejtur se ato janë të ligjshme.Prokurori Hajdarmataj është prokurori, i cili ka pasur në duar çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dosjen 184, dosjen 339 si dhe dosjen Shullazi.

Share This Video


Download

  
Report form