http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratët nuk lënë asnjë rast pa shfrytëzuar për të akuzuar qeverinë për rritjen e varfërisë në vend. Gjatë diskutimit për ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e vendit tonë në programin ?Europa për qytetarët?, opozitari Aldo Bumçi tha se shqiptarët janë detyruar të kërkojnë azil në Gjermani. Qëndrime të cilat sipas kryetares së Komisionit të Jashtëm, socialistes Arta Dade, ishin thjesht spekulime. Kryekomisionerja Dade, bëri me dije se ka ftuar për një takim ambasadorin gjerman Helmut Hofman, për të diskutuar mbi situatën e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.