http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kanë qenë në qendër të akuzave për korrupsion dhe bashkëfajtorë me biznesin për evazionin e lartë në ekonominë shqiptare, punonjësit e tatimeve tashmë do të kenë edhe shpërblime të larta në pagat e tyre. Ky udhëzim i datës 4 shtator 2015-të, i firmosur nga ministri i financave Shkëlqim Cani, i jep të drejtë administratës tatimore që të mbajë për llogari të saj 2% të totalit të taksave që mbledh çdo vit. Në bazë të planit që kjo administratë mbledh çdo muaj, i bie që 40 milion dollarë që merren nga taksapaguesit të shkojnë në formën e shpërblimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës së tatimeve.?Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihet deri në 2 për qind të të ardhurave tatimore të mbledhura, për t?u përdorur për investime për përmirësimin dhe për modernizimin e infrastrukturës së mbledhjes së të ardhurave dhe për shpërblime stimuluese, të personelit të administratës tatimore. 21.2 Personelit të administratës tatimore i jepen shpërblime stimuluese, për: efektivitetin e shërbimit të kryer në organet tatimore; kryerjen e një shërbimi me rrezikshmëri të veçantë.?.?Në këtë udhëzim Ministria ashpërson edhe masat ndaj atyre që bëjnë evazion dhe falsifikojnë inventarët. Herën e parë që biznesi kapet pa lëshuar kupon gjobitet me 50 mijë lek, herën e dytë masa administrative shkon në 300 mijë lekë ose 30 milion lekë të vjetra. Por masa shtrënguese vendosen për herë të parë edhe për ata që plotësojnë gabim një deklaratë tatimore.?Nëse tatimpaguesi dorëzon një deklaratë tatimore të pasaktë dënohet me një gjobë të barabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.?Në rastin që biznes kapet edhe herën e tretë pa lëshuar kuponin tatimor, atëherë ai çohet për ndjekje penale. Udhëzimi specifikon se të gjitha profesionet e lira duhet të pajisen me kasë fiskale nëse ata kryejnë pagesa ?cash?.