Rikthehen shpërthimet e tritolit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimet e tritolit janë rikthyer sërish. Këtë herë shënjestër ka qenë biznesi privat i ish-kryetarit të Komunës Gruemirë Asim Burgaj. Rreth 150 gram lende eksplozive e ndarë në 2 kallëpe është vendosur në dyqanin e Asim Burgaj në fshatin Vrakë, përgjatë aksit Shkodër - Hani Hotit. Fatmirësisht shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Ish-kryetari i komunës Gruemire ka hedhur dyshime tek disa anëtare te Partisë Socialiste dhe tek deputeti Paulin Stërkaj.?Nuk kam konflikte me asnjë person dhe lëndën plasëse e kanë vendosur bandat e majta që drejtohen nga Paulin Sterkaj. Ky i fundit vijon një fushatë hakmarrjeje ndaj të gjithë eksponentëve të djathtë në Malësi të Madhe?.Asim Burgaj ka qenë disa herë kryetar i komunës Gruemirë, në zgjedhjet e fundit ai ishte ndër drejtuesit kryesor të politike të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. Ende nuk dihen motivet e vendosjes se eksplozivit, por policia po heton ne disa pista.

Share This Video


Download

  
Report form