Shpërthimet e tritolit, Llalla premton zbardhjen atentateve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke i?u referuar akteve kriminale të shpërthimeve me tritol të ditëve të fundit në vendit tonë, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lalla tha se së shpejti do të bëhen publike përfundimet e hetimeve. Llalla deklaroi se hetimet po zhvillohen me intensitet. Prokurori i Përgjithshëm i bëri këto deklarata gjatë përurimit të godinës së re të Prokurorisë në Shkodër. Ai tha se prokurorët dhe oficerët e policisë duhet të ndjekin me përparësi krimin ndaj jetës dhe korrupsionin. Kreu i organit qendror te akuzës foli edhe për domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezai Zaganjori, i cili theksoi se lufta ndaj korrupsionit duhet të zhvillohet edhe brenda në Prokurori.

Share This Video


Download

  
Report form