Egjipt, dënohen gazetarët e Al Xhazira - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre vjet burg dha një gjykate ne Egjipt per tre gazetare te televizionit Al Xhazira, te cilët u shpallen fajtor per përhapje te lajmeve te rreme. Reporterët Mohammed Fahmy nga Kanadaja, Peter Greste nga Australia dhe producenti Baher Mohammed nga Egjipti, ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2013 dhe ishin gjykuar edhe ne nje tjetër proces nje vit me pas. Ata u liruan me kusht pas pagesës se garancisë pasurore. Reporteri australian u dëbua dhe nuk ishte i pranishëm ne sallën e gjyqit. Reporterët u akuzuan se ndihmuan Vëllazërinë Myslimane, të cilën autoritetet e kanë shpallur organizatë terroriste, por edhe per publikimin e disa fotografive, qe cenonin sigurinë kombëtare. Akuzat jane hedhur poshtë prej gazetareve. Aktiviste te lirisë se shtypit dhe mbrojtjes te se drejtave te njeriut e kane kritikuar vendimin, ndërsa avokatet e tyre thane se do ta apelojnë ate. Vendimi shokoi gjithë gazetaret egjiptiane dhe ata te huaj qe ndoqën gjyqin dhe shprehen shqetësimin per pengesat qe hasin ne raportimin e se vërtetës.

Share This Video


Download

  
Report form