Agjencitë turistike kane anuluar turet për ne Sharm El Sheik. Vendimi është marre një dite me pare, pas ndërhyrjes se ministrisë sonë te jashtme, për shkak te situatës se tensionuar ne Egjipt. Operatoret turistike kane nxjerre lajmërimin ne site ku thuhet se Charteri për ne Sharm El Sheik është kanceluar. Edhe pse ministria kishte njoftuar shqiptaret te evitonin fluturimet ne këtë shtet, ne Charterat qe do te niseshin tani ne korrik, nuk kishte me asnjë vend te lire. Ne kushtet kur Egjipti nuk është me destinacion pushimesh dhe çmimet për ne Turqi apo Greqi nuk kane ulje te ndjeshme, a mund te përfitoje turizmi vendas nga kjo situate? Drejtuesit e shoqatës se turizmit nuk janë shume optimist ndërsa rendisin këto problematika te pushimeve ne vend. Përtej destinacioneve qe zgjedhin shqiptaret per këtë vere, një gjë është e sigurte, turizmi parashikohet te sjelle te ardhura me te ulëta. Edhe pse zgjedhjet mbaruan shpejt serish zhvillimet e mëtejshme politike po mbajnë peng administratën shtetërore apo ata qe aspirojnë te zëne një vend pune. Shtoji këtyre faktorëve edhe krizën ekonomike, operatoret turistike flasin për një ulje te pritshme 30% te prenotimeve këtë vit.